Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan më 02.10.2026 – 14:25.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/