Një 72-vjeçar i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete sot ditën e sotme në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, trupi u konstatua rreth orës 12:56, ndërsa nga të dhënat fillestare dyshohet se i ndjeri, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumin Lanë, ku ka humbur jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor i Policisë së Tiranës po punon për identifikimin e shtetasit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë.

