Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të mërkurën në Gjakovë gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 3 qershor 2026, rreth orës 10:04, kur një patrullë policore ka hasur në një objekt që dyshohej se mund të ishte mjet shpërthyes.
Menjëherë pas identifikimit të mjetit të dyshuar, policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe kalimtarët.
“Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , te cilet kane ndermar veprimet e nevojshme”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët e njësisë për deminim të Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin dhe menaxhimin e situatës. /Telegrafi/
