KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur të enjten në mbrëmje në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:00.

Sipas Bytyqit, identiteti dhe mosha e personit ende nuk janë konfirmuar, ndërsa bazuar në pamjen e jashtme dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth 70-vjeçar.

“Më datën 15.10.2026, rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Shefqet Berisha’, në Prizren, është gjetur një person i shtrirë në tokë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Urgjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e personit”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vdekjes dhe identitetin e personit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.