Një italian 21-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në stacionin e trenit në Biasca, në kantonin Ticino të Zvicrës.
Sipas Policisë së Ticinos, gjendja e 21-vjeçarit është kritike dhe jeta e tij është aktualisht në rrezik.
Bëhet fjalë për një shtetas italian 21-vjeçar, me banim në Luginën Leventina, raporton Blick.
Shkaku i lëndimeve të tij ende nuk është i qartë. Policia kantonale ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat, rrjedhën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme në lidhje me incidentin.
Në të njëjtën kohë, është nisur një kërkim për autorin ose autorët e dyshuar.Policia kantonale e konfirmoi këtë, transmeton Telegrafi.
Oficerët e policisë kantonale dhe policisë së Tre Valli-t, së bashku me ekipet e emergjencës nga Tre Valli Soccorso, shkuan në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë të riut, një shtetas italian që banonte në zonën e Leventinës.
Sipas mjekëve, gjendja e tij është e rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar shkaqet, metodat dhe përgjegjësitë për incidentin. Njëkohësisht, policia ka aktivizuar një sistem për të gjurmuar autorin ose autorët./Telegrafi/