Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të personave të zhdukur dhe gjetjen e mbetjeve eshtërore në rajone të ndryshme të vendit.
Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë gërmimeve të realizuara nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në dy lokacione të dyshuara janë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjeko-ligjore.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 26.04.1999, 1998-1999. Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

