KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden disa mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan, njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr ato

Gjenden disa mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan, njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr ato

Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur të shtunën në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 15 nëntor, rreth orës 15:05, nga disa persona.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara shpërthyese.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me llojin dhe numrin e mjeteve të gjetura.

“Lipjan 15.11.2026-15:05. Raportohet se nga disa persona janë gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor i cili ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.