KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok

Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok

Policia ka sekuestruar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 03:00, ku gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushjen e fishekëve.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Rreth orës 04:40, në një tjetër shtëpi të pabanuar në këtë zonë, janë gjetur dhe sekuestruar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Edhe për rastin e dytë është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Të dy rastet po hetohen nga njësitë relevante policore dhe janë iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.