KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjatë muajit dhjetor janë mbledhur 13.000 ton mbeturina komunale në Shkup

Gjatë muajit dhjetor janë mbledhur 13.000 ton mbeturina komunale në Shkup

Gjatë muajit dhjetor 2025, NP “Higjiena Komunale”-Shkup mblodhi dhe transportoi gjithsej 13.000 ton mbeturina komunale nga koshat në shtëpitë individuale dhe kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në territorin e qytetit të Shkupit.

“Në të njëjtën kohë, ekipet e Kompanisë larguan 2200 metra kub mbeturina kryesisht të rënda dhe ndërtimore nga deponitë ilegale të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit.

Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup zhvilloi një numër të madh bisedash edukative me përfaqësues të subjekteve afariste, si dhe me individë të cilët u kapën duke hedhur mbeturina në mënyrë të papërshtatshme, gjatë të cilave u përgatitën 225 procesverbale.

Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 85 – u dorëzuan në komunën e Karposhit të Shkupit”, thonë nga NP “Higjiena Komunale”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.