KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjashtë shtetas të Bangladeshit gjenden në një veturë në Viti, dyshohet se u sollën ilegalisht nga Maqedonia e Veriut

Gjashtë shtetas të Bangladeshit gjenden në një veturë në Viti, dyshohet se u sollën ilegalisht nga Maqedonia e Veriut

Një veturë me gjashtë persona që deklaruan se janë shtetas të Bangladeshit është lokalizuar nga Policia në fshatin Dobresh të Vitisë, ndërsa ata nuk kishin dokumente identifikimi me vete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 21:55, raporton lajmi.net.

Gjatë kontrollit dhe identifikimit, Policia ka identifikuar shoferin e veturës, shtetas kosovar, si dhe gjashtë personat e tjerë, të cilët kanë deklaruar se janë shtetas të Bangladeshit.

Sipas raportit, shoferi ka deklaruar se personat e huaj i kishte sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

“Pas intervistimit, i dyshuari së bashku me veturën janë liruar, ndërsa personat me shtetësi të huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse, të cilëve u është lëshuar edhe vërtetimi i akomodimit të tyre në përputhje me ligjin”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.