KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes

Gjashtë fëmijë janë trajtuar për helmim në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës vetëm gjatë muajit gusht. Që nga fillimi i vitit, numri i rasteve të raportuara ka arritur në 16.

Shumica e rasteve përfshijnë fëmijë nën katër vjeç, të cilët nga kureshtja bien në kontakt me barna, detergjentë, pesticide dhe substanca të tjera toksike. Rasti i fundit ishte një fëmijë i helmuar nga Domestosi.

Mjekja Margica Arsovska thotë se më të shpeshta janë helmimet nga barnat, ndërsa pas tyre vijnë produktet e pastrimit, pesticidet dhe bimët.

Ajo u bën thirrje prindërve që, në rast dyshimi për helmim, ta dërgojnë fëmijën sa më shpejt te mjeku dhe të marrin me vete produktin apo paketimin e substancës me të cilën ka pasur kontakt fëmija.

Mjekët paralajmërojnë gjithashtu që të mos shkaktohet të vjella, veçanërisht në rastet kur fëmija ka konsumuar kimikate apo detergjentë, pasi disa prej tyre mund të shkaktojnë dëmtime serioze të aparatit tretës.

Sipas mjekëve, ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, ndërsa rastet më të rënda mund të kërkojnë trajtim në institucione të specializuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.