Giovanni Stroppa nuk është më trajner i Venezias. Klubi italian ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun pas gjashtë humbjeve radhazi, një seri negative që ka sjellë ndryshime në stolin e skuadrës.
Tashmë, drejtuesit e Venezias kanë nisur të shqyrtojnë alternativat për pasuesin e tij, ndërsa kandidati më serioz për të marrë drejtimin e ekipit konsiderohet Davide Nicola, transmeton Klankosova.tv.
Pritet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshjen për ta emëruar Nicolas në krye të Venezias, me synimin për të kthyer skuadrën te rezultatet pozitive.
Burimi: klankosova.tv ↗

