Getafe po e shqyrton mundësinë e transferimit të Sergio Ramosit, ndërsa presidenti i klubit spanjoll, Ángel Torres, ka konfirmuar se ka pasur kontakte me përfaqësuesit e mbrojtësit veteran.
Pas transferimit të Dani Carvajalit, Getafe po synon të përforcohet me emra të njohur të futbollit spanjoll, ndërsa në listën e dëshirave të klubit madrilen është edhe ish-kapiteni i Real Madridit.
Në një intervistë për emisionin “Tablero Deportivo” të Radio Nacional de España, Torres u pyet nëse do ta transferonte Ramosin në rast se krijohej mundësia.
“Po”, u përgjigj shkurt presidenti i Getafes, duke konfirmuar më pas se kishte pasur bisedime me rrethin e afërt të futbollistit.
“Agjenti i tij, vëllai i tij, ka biseduar me mua”, deklaroi Torres.
Megjithatë, drejtuesi i klubit madrilen bëri të qartë se transferimi nuk është ende i sigurt. Trajneri José Bordalás ka prioritete të tjera për përforcimin e skuadrës, veçanërisht në krahë.
Ramos, 40 vjeç, është pa klub që prej largimit nga Monterrey dhe mundësia e rikthimit në futbollin spanjoll mbetet e hapur. Getafe mund të shqyrtojë edhe mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Nëse marrëveshja realizohet, Ramos do ta kishte mundësinë të rikthehej në La Liga dhe të vazhdonte karrierën në futbollin spanjoll. /Zëri

