KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërxhaliu për buxhetin 2027: Më shumë shpenzime sesa zhvillim, nuk duhet të presim mrekulli

Gërxhaliu për buxhetin 2027: Më shumë shpenzime sesa zhvillim, nuk duhet të presim mrekulli

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky buxhet synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ruajtur stabilitetin fiskal.

Megjithatë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Indeksonline, ka shprehur rezerva lidhur me orientimin e këtij buxheti, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për investime dhe zhvillim konkret, e jo vetëm për rritje të shpenzimeve.

Sipas tij, buxheti i vitit 2027 i ngjan më shumë një buxheti të ekzistencës dhe shpenzimeve sesa një buxheti zhvillimor.

“Është mirë që buxheti më në fund, edhe pse me vonesë, është miratuar. Por, kur i sheh orientimet buxhetore, ka pak hapësirë që ky buxhet të emërtohet si buxhet zhvillimor. Është shumë më tepër një buxhet i ekzistencës, i shpenzimeve. Kosova ka nevojë për një buxhet substancial dhe jo vetëm për numërim. Duhet të dihet cilat vërtetë do të jenë efektet e buxhetit. Fakti që ka orientime më të mëdha sociale, shpenzuese, e dëshmon që duhet të adresohet një pyetje, a ka Kosova një buxhet që gjenerojë efekte pozitive, apo vetëm një  buxhet shpenzues”,  ka deklaruar Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se duhet të jetë e qartë se sa do të investohet në infrastrukturë, arsim, sektorin privat dhe veçanërisht në prodhimin vendor. Sipas tij, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet edhe digjitalizimit dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës.

Gërxhaliu ka ngritur pikëpyetje edhe për efektet reale të rritjes së buxhetit, duke thënë se një pjesë e kësaj rritjeje mund të lidhet me inflacionin.

“Në fund të fundit pyetja që duhet të adresohet përballë qeverisë është që me këtë buxhet, sa do të mbështete sektori privat. Sa do të krijohen vende të reja të punës. Sa do të kemi eksport dhe a garanton mirëqenie apo vetëm shpenzime. Prandja s’kemi arsye  për eufori. Sepse ne të vërtetë Kosova ka nevojë për zhvillim. Në këtë kohë të inflacionit, në këtë rritje inflatore të buxhetit 3 miliardë e 950 milion në vitin 2026 në 4 miliard e 270 milion në vititn 2027 është vetëm kalkulimi i buxhetit  të vitit 2026, me shkallë inflacioni dhe dalin 311 milion euro, që dëshmon që janë 311 milionë euro  që janë rritje buxhetore që i paraqet qeveria si rritje. Nuk duhet të jemi të orientuar në numra. Duhet të jemi të orientuar në substancë dhe efekte pozitive, që mund të gjenerojë ky buxhet”ka thënë ai.

Në fund, eksperti i ekonomisë ka theksuar se nuk duhet të priten mrekulli nga ky buxhet, sidomos nëse pjesa dërrmuese e mjeteve vazhdon të orientohet në paga, mallra e shërbime dhe transfere sociale.

“Definitivisht nuk duhet të pritet mrekulli nga ky buxhet, sepse  janë vetëm 4 miliardë e 700 milionë euro  dhe pjesa dërmuese e tyre shkon në shpenzime, mallra dhe shërbime, paga dhe meditje dhe në politikë sociale. Dhe vitin e kaluar kemi pasur parashikime për investime në projekte  kapitale dhe ato nuk kanë ndodhur. Prioritet i këtij buxheti në vitin 2027, duhet të jenë projektet kapitale, në veçanti projektet strategjike, të cilat Kosovës po i mungojnë. Pa implementimin e këtyre projekteve,  është e vështirë që të ketë efekte të qëndrueshme, të cilat do të ndikojnë në një zhvillim të nevojshëm për Kosovën”, tha ai./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.