Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman ka pritur në një takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se Kroacia i ka ofruar mbështetje Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe se Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë dhe përvojën që ka.
“Diskutuam për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ministri Radman.