KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla në Pejë: Ndihma juridike falas garanton qasje në drejtësi për qytetarët

Gërvalla në Pejë: Ndihma juridike falas garanton qasje në drejtësi për qytetarët

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një aktiviteti në Pejë ka theksuar rëndësinë e shërbimit të ndihmës juridike falas, duke e cilësuar si një mekanizëm thelbësor për garantimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Sipas saj, ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale për ndihmë juridike falas në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë, duke mundësuar qasje më të lehtë dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje ligjore.

Ajo ka theksuar se ndihma juridike falas u mundëson qytetarëve mbrojtje efektive ligjore dhe asistencë në përballimin e proceseve juridike, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.

“Forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për një sistem drejtësie që është i qasshëm dhe i drejtë për të gjithë”, ka deklaruar Gërvalla në Pejë.

Sipas saj, ky mekanizëm siguron që asnjë qytetar të mos mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të kushteve ekonomike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.