KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla dhe Shasivari flasin për mundësitë për studentët e drejtësisë

Gërvalla dhe Shasivari flasin për mundësitë për studentët e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka takuar sot homologun e saj nga Maqedona e Veriut, Jeton Shasivari, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale në fushën e drejtësisë.

Me këtë rast, Gërvalla theksoi rëndësinë që Republika e Kosovës i kushton marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut, duke vënë në pah nevojën që këto marrëdhënie të avancohen përmes bashkëpunimit konkret.

“Fqinjësia e mirë me Maqedoninë e Veriut është një vlerë që Republika e Kosovës e çmon dhe për të cilën angazhohet vazhdimisht. Thellimi i kësaj fqinjësie përmes bashkëpunimit konkret ndërinstitucional ishte edhe në fokus të takimit dypalësh me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, z. Jeton Shasivari”, u shpreh Gërvalla.

Në këtë drejtim, dy ministrat theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira institucionale, si dhe krijimit të mundësive edhe për studentët dhe praktikantët e fushës së drejtësisë që të përfitojnë nga përvojat e ndërsjella.

Në fund, Gërvalla tha se marrëdhëniet e afërta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit janë të rëndësishme për të garantuar institucione më të forta, zbatim më efektiv të ligjit dhe standarde të njëjta evropiane në shërbim të qytetarëve tanë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.