Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në kundërpërgjigjejen e saj ndaj kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, pasi që ky i fundit i tha se keni mbledhur dëshmi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, të cilët po gjykohen në Hagë, ajo i tha se “çdo argument për atë që thatë për mua, për ndërlidhjen time si dëshmitare në Hagë, apo çfarë do dëshmie është e pavërtetë.
“Është e vërtetë që Thaçi është në Hagë, por jam e sigurt që ai do të dëshmoj se UÇK-ja, ai vetë dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre se janë të pafajshëm për çka janë akuzuar”, tha ajo.