Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë tërhequr vëmendjen pasi u shfaqën me unaza të ngjashme me diamant, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se çifti mund të kurorëzojë dashurinë këtë fundjavë në Portugali.
Sipas raportimeve të medieve portugeze, ceremonia pritet të zhvillohet të shtunën në pronën historike Quinta da Regaleira në Sintra, megjithëse deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga çifti.
Spekulimet u shtuan pasi Georgina publikoi në Instagram disa fotografi nga një avion privat, ku ajo dhe Ronaldo shfaqen me unazat e tyre të mëdha, shkruan DailyMail.
Më herët gjatë javës, të dy u fotografuan edhe në jahtin luksoz të futbollistit gjatë pushimeve në Majorka.
Ronaldo mban të njëjtën unazë që prej vitit të kaluar, kur u pa me të gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas edhe gjatë Kupës së Botës.
Ndërkohë, Georgina u shfaq me një stil elegant, e veshur me një jelek të zi me dekolte të thellë, kapele bejsbolli të kuqe dhe një çantë luksoze Birkin.
Çifti u fejua në gusht të vitit të kaluar, pas tetë vitesh lidhje. Në një intervistë për Piers Morgan, Ronaldo kishte deklaruar se dëshironte të martohej me Georginën kur të vinte momenti i duhur.
“Do të martohem me të sepse besoj se është koha e duhur. Jo vetëm sepse është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është personi që dua më shumë”, ishte shprehur futbollisti.
Ai kishte zbuluar gjithashtu se propozimin për martesë e bëri rreth orës 1 të mëngjesit, ndërsa fëmijët e tyre ishin në gjumë. /Telegrafi/
