KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Georgievski: Propozimi francez është i saktë dhe i qartë, nuk e di pse po shkojmë kundër idesë së BE-së

Georgievski: Propozimi francez është i saktë dhe i qartë, nuk e di pse po shkojmë kundër idesë së BE-së

Kryetari aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, shprehet se nuk e kupton pse autoritetet aktuale maqedonase janë kundër “propozimit francez”, kur ai e ka shfuqizuar politikën rigide bullgare.

“Para nesh është një propozim i Bashkimit Evropian, që ne e quajmë ‘propozimi francez’, i cili është shumë i qartë, shumë i saktë dhe nuk e kuptoj pse shkohet kundër atij propozimi”, thotë Georgievski në një intervistë për portalin “Racin”.

“Nuk guxojmë të harrojmë se ai ‘propozim francez’, praktikisht dhe de facto, ishte shfuqizim i një pozicioni rigid të politikës bullgare me atë qëndrimin e pakëndshëm se deri në vitin 1945 keni qenë bullgarë, ndërsa nga viti 1945 jeni maqedonas, që ishte miratuar nga parlamenti bullgar. Në Maqedoni i jepet shumë pak rëndësi faktit se ‘propozimi francez’ praktikisht e shfuqizoi këtë ide. Ai e anuloi atë qëndrim, sepse për ‘propozimin francez’ u votua gjithashtu edhe në parlamentin bullgar dhe, në vend që kjo të interpretohej si fitore, ne e interpretojmë si humbje. Nuk e di për çfarë arsyesh, ndoshta fillimisht për arsye të politikës ditore, por më pas kjo u bë pjesë e bllokadës sonë. Bullgaria evoluoi nga ajo pozitë dhe shohim se pas propozimit francez, qëndrimet provokuese nga politikanët bullgarë janë reduktuar në minimum. Tani edhe futja e bullgarëve në Kushtetutë na paraqitet si problem. Edhe protokolli na është problem, e deri te pozicioni më i ri që po e dëgjojmë muajt e fundit, ku ne u imponojmë kushte Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë. Tani ne jemi ata që vendosim kushte ndaj BE-së, nëse duam të ecim përpara. E gjithë kjo tregon se ata që janë kryesorët dhe përgjegjësit për rrugën tonë drejt BE-së në këtë moment, nuk kanë një politikë serioze për ta kaluar këtë pikë të fundit dhe për të filluar integrimin tonë final evropian, përveç nëse po ndodh diçka pas skenave që ne nuk e dimë”, thotë Georgievski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.