KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gent Begolli drejtor i Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës

Gent Begolli drejtor i Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës

Gent Begolli është emëruar drejtor i drejtorisë së Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vet Begolli.

Ai tha se e ka pranuar këtë angazhim me përkushtim të plotë, me synimin që përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve.

“Është një përgjegjësi dhe nder i veçantë për mua të marr detyrën e Drejtorit të Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës. Falënderoj kryetarin Përparim Rama për besimin e dhënë, si dhe Lidhjen e Prishtinës, kryesuesin Kupina, kandidatët dhe asambleistët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë këtij rrugëtimi politik dhe institucional. E pranoj këtë angazhim me përkushtim të plotë, me synimin që përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen efikase të çështjeve që lidhen me kadastrën dhe procesin e legalizimit”, ka shkruar Begolli.

Tutje ai ka shkruar se: “Besoj fuqishëm se vetëm përmes punës serioze, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë publike mund të ndërtojmë një administratë më funksionale dhe më afër qytetarëve të Prishtinës”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.