Protestat në Shqipëri po vazhdojnë me përplasje mes protestuesve dhe policisë, me përdorim të gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera.
Gazetari nga Shqipëria, Osman Stafa, përmes emisionit “Ora Shtatë”, bëri të ditur se Tirana vetëm në mëngjes zgjohet e qetë, derisa sipas tij, pjesa tjetër e ditës i ngjan një lloj beteje, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas protestuesve, studentëve, gjimnazistëve, që tashmë janë ngritur në një revoltë, pra në ditën e nëntë sot, kërkojnë largimin e kryeministrit me patjetër, apo edhe të klasës politike 36-vjeçare”, u shpreh Stafa.
“Ata po kërkojnë që të mos ketë në Shqipëri më rotacion politik, të mos ketë më në Shqipëri ikje të një sistemi, apo një partie politike, e cila është provuar, dhe ardhja e një partie tjetër e cila është provuar më herët, po kërkojnë ndryshim elitash”, tha ai.

