KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gazetarët e presin gjyqtarin Vincic dhe e pyetën për kartonin e kuq të Camavingas – shikoni reagimin e tij

Gazetarët e presin gjyqtarin Vincic dhe e pyetën për kartonin e kuq të Camavingas – shikoni reagimin e tij

Bota e futbollit po gumëzhin për kartonin e dytë të verdhë që gjyqtari slloven Slavko Vincic i tregoi Eduardo Camavinga në minutën e 86-të, me rezultatin e barabartë në fazën eliminatore.

Lëvizja, e cila e la Real Madridin me një lojtar më pak dhe në fund i kushtoi me eliminim nga Bayern Munichu, ka shkaktuar një lumë reagimesh, me shumë që e konsiderojnë atë absurde dhe vendimtare për rezultatin e ndeshjes në Allianz Arena. Mesfushori francez u përjashtua pas vetëm 24 minutash në fushë.

Si kujtesë, Camavinga mori kartonin e dytë të verdhë sepse e mbajti topin për shumë kohë pasi kishte kryer një faull dhe nuk e lejoi Bayernin të ekzekutonte një goditje të shpejtë dënimi.

Gazetarët e pritën Vincicin pas ndeshjes

Ekipi i gjyqtarëve kaloi gjithashtu nëpër zonën mix pas ndeshjes, dhe gazetarët vunë re Vinčićin dhe menjëherë filluan t’i bënin pyetje në lidhje me kartonin e kuq.

Gjyqtari slloven reagoi duke kaluar thjesht pranë tyre pa thënë asnjë fjalë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.