KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gazetarët do të marrin pjesë në protestën e nesërme për paga më të larta

Gazetarët do të marrin pjesë në protestën e nesërme për paga më të larta

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së punëtorëve të planifikuar për nesër. Kërkesa e tyre është rritje e menjëhershme e pagës minimale, si dhe një rritje e pagave në sektorin e medias.

“Vendimi u mor në një mbledhje të Bordit Ekzekutiv të SPGPM, gjatë së cilës sindikata u bëri thirrje anëtarëve të saj të japin mbështetje të plotë kërkesave për përmirësimin e gjendjes ekonomike të punëtorëve. Protesta, e thirrur nga Federata e Sindikatave, është planifikuar për të mërkurën në orën 17:00, dhe SSNM vlerëson se është një shprehje dinjitoze dhe legjitime e pakënaqësisë së punëtorëve”.

“Sipas të dhënave nga një anketë e kryer nga SPGPM dhe Instituti RESIS në vitin 2024, më shumë se gjysma e punonjësve të medias fitojnë një pagë nën mesataren kombëtare, ndërsa pothuajse një e treta e gazetarëve, kameramanëve, redaktorëve, dizajnerëve dhe punonjësve të tjerë të medias paguhen me pagë minimale”, thonë nga SPGPM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.