KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gaza nën rrënoja, Netanyahu në gjykatë

Gaza nën rrënoja, Netanyahu në gjykatë

Banorët e Deir al-Balahut, në Gazën qendrore, u kthyen mëngjesin e së dielës për të parë dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite ndaj shtëpive të tyre, pasi një ditë më parë ishin paralajmëruar të largoheshin.

Të paktën dhjetë ndërtesa, ku jetonin rreth 300 familje, u kthyen në rrënoja, raporton Klan Kosova.

Njëri prej banorëve, i cili humbi shtëpinë, përshkruan dëshpërimin e atyre që mbetën pa strehë.

“Ku të shkojnë tani këta njerëz? Fëmijët dhe gratë janë detyruar të flenë në qiell të hapur. Nuk morëm me vete asnjë veshje sepse nuk na u dha kohë e mjaftueshme për ikje. Askush nuk na sheh, askush nuk kujdeset për ne. Askush nuk thotë: ‘Jeni arabë dhe myslimanë, jeni nga Palestina, le të qëndrojmë krahë jush’. Askush. I gjithë kombi na ka braktisur. Pse? Çfarë faji kemi bërë?”, tha Bassam Abed, banor i Gazës.

Mes dhimbjes dhe pasigurisë, banorët kërkuan mes rrënojave për të gjetur ato pak gjëra që mund t’u kenë shpëtuar.

E ushtria izraelite, e pyetur për paralajmërimet e evakuimit, tha se po godet infrastrukturën militante në Gaza.

Ndërkohë, kryeministri i shtetit që po kryen këto sulme, u paraqit të dielën në gjykatë në Jerusalem, ku do të dëshmojë ish-prokurori i përgjithshëm Avichai Mandelblit, i cili e akuzoi atë shtatë vjet më parë për mashtrim, shkelje të besimit dhe ryshfet.

Para se të hynte në sallën e gjyqit, Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se “e vërteta del në dritë”. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.