Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se rritja e pagave nuk është e mjaftueshme për ta luftuar inflacionin, duke thënë se shteti duhet të hartojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor.
Gaxherri, në emisionin "Kosova Today", tha se oferta dhe kërkesa duhet të jenë të balancuara, ndërsa vlerësoi se nevojiten politika konkrete për të mbrojtur dhe promovuar produktet vendore.
“Unë besoj që shteti nuk mundet vetëm me rrit paga dhe me prit që inflacioni po luftohet. Shteti patjetër duhet të krijojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor”, deklaroi ai.
Gaxherri kritikoi mungesën e politikave për rregullimin e importit në periudhat kur produktet bujqësore vendore dalin në treg, duke marrë si shembull domatet.
“Ministria e Bujqësisë asnjëherë nuk ka pasur politika që të krijojë hapësirë për shitjen e produkteve tona. Tregu është i stërmbushur me produkte të tjera dhe, për këtë arsye, po na shkojnë poshtë edhe produktet tona”, deklaroi Gaxherri në Klan Kosova.

