KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi viziton tri prokurori në Prishtinë, kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie

Gashi viziton tri prokurori në Prishtinë, kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, dhe drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Sami Istrefi, ka vizituar të martën Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, vizitat janë realizuar në kuadër të iniciativës së Kryeprokurorit të Shtetit për t’i vizituar të gjitha prokuroritë në vend, me qëllim të dëgjimit të drejtpërdrejtë të prokurorëve lidhur me sfidat e punës së tyre të përditshme dhe identifikimin e nevojave profesionale e institucionale.

Gjatë takimeve, Gashi ka prezantuar veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij, duke vënë theksin te mekanizmat që synojnë avancimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve të shtetit.

Ai ka theksuar se adresimi i sfidave dhe nevojave të prokurorëve është i rëndësishëm për ofrimin e zgjidhjeve institucionale dhe përmirësimin e punës së prokurorive.

Kryeprokurori i Shtetit u ka ofruar mbështetje të parezervë prokurorëve të tri institucioneve në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor, duke kërkuar njëkohësisht rritje të efikasitetit, profesionalizmit dhe forcim të llogaridhënies.

Sipas njoftimit, këto vizita synojnë forcimin e funksionimit të prokurorive dhe sundimit të ligjit në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.