Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se sondazhet që e vendosin si të parën VV-në me epërsi të madhe ndaj partive tjera janë të pasakta.
Gashi thotë se nuk po takon më njerëz nëpër rrugë që i thonë se do të votojnë VV-në, sikur dikur.
“Spo gjoj më njerëz që thonë se do ta votoj Vetëvendosjen. Më herët i takoja nëpër rrugë e më thonin se do ta votonin VV-në.””, tha ai.
Ai tregoi edhe pse ka rënë besimi në VV-në, duke thënë se nuk ka ide të qeverisjes dhe se dështimet e mëdha, kur iu shtohen edhe ngritjet e çmimeve dhe mosmbajtja e premtimeve kanë bërë ndikuar.