KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së, i dërgon mesazh Abdixhikut: Lidershipi nuk është të shmangësh vendimet e vështira

Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së, i dërgon mesazh Abdixhikut: Lidershipi nuk është të shmangësh vendimet e vështira

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja brenda partisë, pas tri palë zgjedhjeve brenda 18 muajve.

Përmes një postimi, ai ka kërkuar reflektim dhe dialog për një proces të ri zgjedhor, ku të gjithë anëtarët të kenë të drejtë të kandidojnë apo të rikandidojnë, transmeton lajmi.net.

“Unë besoj në një fillim të ri: demokratik, gjithëpërfshirës dhe bashkues”, ka shkruar Gashi, duke theksuar se LDK-ja nuk mund të arrijë rezultate të reja duke vazhduar me të njëjtën qasje. Ai ka shtuar se partia duhet të rikthejë besimin dhe të krijojë hapësirë për të gjithë, pa përjashtime.

“Koha për një fillim të ri është tani”, ka përfunduar Gashi, duke theksuar se qëllimi duhet të jetë bashkimi dhe forcimi i LDK-së, e jo ndarja e saj.

Postimi i plotë:

FILLIMI I RI

Pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajve, besoj se ka ardhur koha të ndalemi dhe të reflektojmë për shtëpinë tonë të përbashkët: LDK-në.

E them këtë me përgjegjësi dhe me bindjen se LDK-ja meriton më shumë. Nuk mund të presim rezultate të reja duke vazhduar njësoj. As nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen përmes përplasjeve që na dobësojnë.

Unë besoj në një fillim të ri: demokratik, gjithëpërfshirës dhe bashkues. Një proces zgjedhor brenda LDK-së, ku askush nuk përjashtohet, secili ka të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë dhe ku vendosin anëtarët përmes votës së lirë.

Prandaj, bëj thirrje që të ulemi, të dialogojmë dhe të dakordohemi për zgjedhje të reja partiake, në një kohë të përshtatshme dhe me rregulla të drejta për të gjithë.

Për mua, lidershipi nuk është të shmangësh vendimet e vështira, por të kesh guximin t’i marrësh ato në interes të përbashkët. Nuk është të mbrosh status quo-në, por të hapësh rrugë për ndryshim. Dhe mbi të gjitha, nuk është të bashkosh vetëm ata që mendojnë njësoj, por të krijosh hapësirë për të gjithë.

LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë më të fortë, ta rikthejmë besimin dhe ta përgatisim për të ardhmen.

Unë besoj se kjo është koha për të vepruar. Me guxim, me përgjegjësi dhe me vizion.

Jo për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Për ta ruajtur të kaluarën, por për ta ndërtuar të ardhmen.

Koha për një fillim të ri është tani./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.