KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës

Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian.

Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi falënderoi opozitën për iniciativën e mbajtjes së kësaj seance, duke e cilësuar debatin si një mundësi të mirë për të diskutuar një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës – integrimin evropian, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se kjo seancë është gjithashtu mundësi për të prezantuar sukseset dhe përparimin e Kosovës në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Gashi theksoi se integrimi evropian mbetet orientim strategjik dhe angazhim i përbashkët, për të cilin, sipas saj, nuk duhet të ketë dallime politike.

“Integrimi evropian mbetet orientimi ynë strategjik dhe angazhim i përbashkët. Nuk besoj se për këtë çështje ka dallime politike”, ka deklaruar ajo, njofton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.