Tomë Gashi, analist dhe avokat, por edhe përkrahës i partisë në pushtet, pra LVV-së, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka folur rreth kërkesës së ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fakt, z. Gashi i ka dërguar një mesazh z. Miroslav Lajçakut, i derguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se nuk duhet të kërkohet nga Kosova atë që nuk e bëjnë vetë. Madje, z. Gashi ka shkruar edhe serbisht.