KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi e akuzoi për gjuhë kundër Kosovës, Rashiq: Gënjeshtër  banale

Gashi e akuzoi për gjuhë kundër Kosovës, Rashiq: Gënjeshtër  banale

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pretenduar se Rashiqi ka përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve në takime me përfaqësues ndërkombëtarë.

Gashi kishte deklaruar se ka marrë pjesë në rreth 50 takime, përfshirë takime në Berlin me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, ku, sipas tij, Rashiqi kishte përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Në përgjigjen e tij, Rashiq i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Prapë po potencoj, kjo që po thotë zoti Gashi është absolutisht e pavërtetë. Unë nuk e di njerëzisht si mund ta imagjinojë dhe nuk e di çka është motivi i njeriut që të bëjë një gënjeshtër kaq banale”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka thënë se nuk e kupton arsyen pse Gashi e ka përmendur emrin e tij dhe ka kërkuar të dihet se kush është dëshmitar për pretendimet e bëra.

“Po më intereson bash kush është dëshmitar. Unë prapë po ju them, një gjendje e tillë kurrë nuk ka ndodhur, por pse ai e ka përmendur emrin tim, nuk e di”, ka thënë Rashiq. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.