KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gashi dhe Tayna po vijnë me bashkëpunim

Gashi dhe Tayna po vijnë me bashkëpunim

Një koment i thjeshtë në Instagram duket se ka zbuluar një bashkëpunim të ri mes Taynës dhe Gashit, të cilin dy artistët e kanë mbajtur deri tani larg vëmendjes së publikut.

Tayna e uroi Gashin për ditëlindje me një mesazh të shkurtër: “Urime ditëlindja”.

Por përgjigjja e artistit shqiptar me famë ndërkombëtare tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Foto: Instagram

“Është koha të lansojmë këngën”, shkroi ai duke lënë të kuptohet se dyshja kanë një këngë të përbashkët dhe se projekti mund të jetë gati për publikim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditur as titulli i këngës dhe as data e publikimit.

Megjithatë, komenti i Gashit ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin të mësojnë më shumë për projektin.

Bashkëpunimi do të ishte një tjetër hap i Taynës drejt skenës ndërkombëtare, derisa Gashi prej vitesh ka ndërtuar një karrierë jashtë tregut shqiptar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.