KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashani pranon vonesat në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030: Kemi vështirësi dhe probleme në koordinim

Gashani pranon vonesat në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030: Kemi vështirësi dhe probleme në koordinim

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pranuar se përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 po përballen me vonesa dhe vështirësi, duke përmendur jostabilitetin institucional dhe problemet në koordinimin ndërinstitucional.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Gashani ka thënë se përgjegjësia për organizimin e Lojërave Mesdhetare nuk i takon vetëm Ministrisë së Sportit, por disa institucioneve dhe Komitetit Olimpik të Lojërave Mesdhetare.

Ai ka shpjeguar se bordi i këtij komiteti përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë, ministrive, Komitetit Olimpik dhe Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, ministri ka pranuar se periudha e jostabilitetit institucional ka shkaktuar vonesa në përgatitjet për këtë ngjarje sportive.

“Shqetësimin tuaj për Lojërat Mesdhetare po ju tregoj që po kemi shqetësime, kemi vështirësi, sepse ka pasur jostabilitet dhe ai dyvjeçar ka shkaktuar edhe vonesa e vështirësi për Lojërat Mesdhetare”, ka deklaruar Gashani.

Ai ka theksuar se edhe miratimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare është vonuar për 16 muaj, ndërsa pas marrjes së mandatit, sipas tij, ministria ka proceduar me dinamikë të shpejtë.

“Sapo kemi marrë mandatin, me dinamikë shumë të shpejtë kemi proceduar. Pastaj kemi arritur edhe te formimi i Komitetit Olimpik, Komitetit Organizativ dhe po vazhdojmë me intensitet të plotë”, ka thënë ai.

Gashani ka përmendur edhe vështirësitë në komunikimin ndërinstitucional dhe me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e garave në vitin 2030. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.