KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” – Flet Anton Çuni (VIDEO)

“Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” – Flet Anton Çuni (VIDEO)

Deputeti Anton Çuni ka folur për ndërmjetësimin mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, pas incidentit mes tyre.

Në emisionin “Kosova Today”, Çuni tregoi se gjatë bisedës me të dyja palët ishte arritur mirëkuptim, sipas tij, duke marrë parasysh kontributin që familjet e tyre kanë dhënë për shtetin dhe kombin.

“Dy familje që kanë dhënë shumë për shtetin dhe kombin, të akuzohen mes vete për akte antikombëtare, për mua nuk kishte kuptim. Aty u përmend edhe shkrimi i mëhershëm i Halil Gecit ndaj Blerim Mehmetajt. Kështu që arritëm, me mirëkuptimin e të dy palëve, që të shprehnin konsideratë për njëra-tjetrën dhe për kontributin që kanë dhënë në luftë”, tha Çuni.

Ai shtoi se të dyja palët ishin shprehur të gatshme ta respektonin njëra-tjetrën dhe se ishin takuar mes vete.

Por, çka ndodhi më pas?

Ndiqni videon më lartë

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.