KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushë Kosovë përfiton 1.01 milion euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë

Fushë Kosovë përfiton 1.01 milion euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se komuna ka përfituar 1,010,000 euro në kuadër të Marrëveshjes për Grant për financimin e programeve të banimit.

Nga kjo shumë, 625 mijë euro janë të dedikuara për renovimin e shtëpive private të familjeve të cenueshme, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e shtëpive private për këto familje.

Prebreza ka theksuar se ky financim përtej investimit në infrastrukturë synon të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës, sigurisë dhe mirëqenies së familjeve përfituese.

Sipas tij, Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të punojë që mbështetja institucionale të orientohet te familjet që kanë më së shumti nevojë, duke synuar krijimin e kushteve të denja të banimit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.