KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushë Kosova ua lehtëson procedurat qytetarëve, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

Fushë Kosova ua lehtëson procedurat qytetarëve, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave

Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime edhe gjatë ditëve të shtuna, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, vendimi është marrë nga kryetari i komunës Valon Prebreza ndërsa shërbimet shtesë do të jenë në dispozicion nga 1 gusht deri më 29 gusht.

Gjendja Civile do të jetë e hapur çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00, duke u mundësuar qytetarëve që të kryejnë procedurat e nevojshme edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Komuna ka bërë të ditur se ky vendim synon të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike dhe të ofrojë një qasje më të lehtë e më të shpejtë për qytetarët gjatë muajve të verës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.