Paralajmërimin e bëri qysh në vitin 2022.
Situata nuk ndryshoi as 4 vjet më pas, e tash ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se kriza energjetike pritet ta kaplojë sivjet vendin gjatë periudhës dimërore.
Por njëra nga arsyet konsiderohet mungesa e kapaciteteve të reja të prodhimit.
Për një deputete, dikasteri qeveritar duhet të mendojë ta ndërtojë një termocentral të ri.
Në mungesë prodhimi, edhe kostot e importit të rrymës, do ta rëndojnë xhepin e kosovarëve.
Në një përgjigje për Klanin, nga KEDS-i thanë se ka përfunduar përgatitjet për sezonin e dimrit, duke rritur kapacitetet e rrjetit dhe sigurinë e furnizimit përmes investimeve dhe modernizimit të infrastrukturës.
Ndëra, KESCO pohoi se është përgatitur për sezonin dimëror, ndërsa furnizimi normal varet nga prodhimi vendor, konsumi dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare.
E Zyra e Rregullatorit konfirmoi se ndërprerjet mund të vijnë në rast të defekteve, apo problemeve të paplanifikuara.

