KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fundjavë e ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë pacientë kërkuan ndihmë

Fundjavë e ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë pacientë kërkuan ndihmë

Gjatë fundjavës së fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 967 shërbime emergjente.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 291 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 224 në Emergjencën Internistike, 179 në Emergjencën Kirurgjike dhe 208 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, 62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 72 persona të lënduar në aksidente trafiku, ndërsa janë trajtuar edhe raste të tjera të shkaktuara nga dhuna dhe helmimet.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 3 rast nga armët e ftohta, 5 raste të intoksikimeve (helmime), 10 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 72 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Gjatë fundjavës janë realizuar edhe 86 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar 3 raste të vdekjes.

QKUK ka bërë të ditur këto të dhëna për të pasqyruar fluksin e pacientëve dhe shërbimeve të ofruara në Qendrën Emergjente gjatë fundjavës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.