KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fundjava me shifra shqetësuese, gratë që paraqitën në polici problemet brenda familjes

Fundjava me shifra shqetësuese, gratë që paraqitën në polici problemet brenda familjes

Policia e Kosovës ka pranuar një numër të lartë të rasteve të dhunës në familje dhe ngacmimeve, që janë paraqitur gjatë dy ditëve të fundit.

Në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, viktima janë gra, që dyshohet se kanë pësuar dhunë dhe sulme fizike, e që më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas raporteve policore, të shtunën kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje, derisa të dielën janë raportuar gjashtë të tjera dhe një rast i ngacmimit ndaj një guraje.

Dy prej gjashtë rasteve të raportuara të dielën kanë ndodhur në Fushë Kosovë.

Në rastin e parë, është prangosur një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy gra, të cilat më pas kanë marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në rastin e dytë, rreth orës 23:13, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër, ndërsa më pas e njëjta është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Të gjitha palët e përfshira kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa prokurori kujdestar ka caktuar masën e ndalimit për të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë / 25.10.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”

“DHUNË NË FAMILJE – Fushë Kosovë,25.10.2026-23:13. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare e dyshuara femër kosovare kishte kryer veprën e lartcekur. Po ashtu dyshohet se e dyshuara ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Lidhur me rastin palët kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.

 Edhe në Prishtinë, rreth orës 15:00, është raportuar sulm fizik ndaj një gruaje nga një burrë. Pas njoftimit të autoriteteve, me vendim të prokurorit lënda po hetohet në procedurë të rregullt.

 “DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 25.10.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Dy episode dhune brenda pak orësh janë regjistruar edhe në komunën e Kamenicës. Në orën 03:00 të mëngjesit, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka marrë kujdes mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po atë ditë, rreth orës 09:00, policia ka arrestuar një tjetër person për rrahjen e një gruaje, i cili po ashtu është ndaluar me vendim të prokurorit.

 “DHUNË NË FAMILJE – Kamenicë / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

 “DHUNË NË FAMILJE – Kamenicë / 25.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Rast i dhunës është shënuar edhe në Vushtrri, po ashtu rreth orës 03:00 të mëngjesit. Një burrë është arrestuar nga forcat e rendit nën dyshimin e sulmit fizik ndaj një gruaje. Edhe pse viktima ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, i dyshuari është lënë i lirë në procedurë të rregullt pas intervistimit.

 “DHUNË NË FAMILJE – Vushtrri / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”

Përveç rasteve të dhunës në familje, Policia e Kosovës ka ndërhyrë edhe për një rast ngacmimi në Mitrovicën e Jugut rreth orës 21:25. Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kishin ngacmuar dhe shqetësuar verbalisht një grua. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 “NGACMIM – Mitrovicë Jugu / 25.10.2026 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se kishin ngacmuar dhe shqetësuar me fjalë viktimën femër kosovare. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Rastet e dhunës në familje, veçmas ndaj grave, janë shënuar rritje viteve të fundit në Kosovë.

Me gjithë thirrjet për mbrojtjen e tyre, institucionet e vendit vazhdojnë të fajësohen e kritikohen për mënyrën e trajtimit të rasteve. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.