KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Fundi i bashkëpunimit hapësinor mes evropianëve dhe rusëve – demolohet platforma për lëshimin e raketave

Fundi i bashkëpunimit hapësinor mes evropianëve dhe rusëve – demolohet platforma për lëshimin e raketave

Fund i një epoke në hapësirë – demolohet platforma e raketave evropiane-ruse.

Në portin hapësinor të Kourou-s në Guajanën Franceze, është shënuar fundi simbolik i një bashkëpunimi historik mes Evropës dhe Rusisë në fushën e hapësirës.

Platforma e lëshimit e përdorur për raketat ruse Soyuz është demoluar plotësisht, duke i dhënë fund një periudhe 15-vjeçare të operacioneve të përbashkëta, shkruan themoscowtimes.

Ky vend ishte një nga pikat kyçe të bashkëpunimit hapësinor euro-rus, ku për më shumë se një dekadë u realizuan lëshime të shumta satelitësh për misione civile dhe shkencore.

Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane u ndërpre në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke shënuar një kthesë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në sektorin e hapësirës.

Që nga ajo kohë, infrastruktura e Soyuz-it në Kourou ka qenë gradualisht duke u çmontuar, ndërsa tani me shembjen e plotë të platformës, mbyllet përfundimisht një kapitull i rëndësishëm i eksplorimit hapësinor të përbashkët mes dy palëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.