Mbrëmjen e kaluar, gjatë Prime-it të “Big Brother VIP Kosova 5”, u transmetua një klip ku disa nga banorët meshkuj u panë duke bërë veprime ndaj Adrianit, të cilat u konsideruan si bullizim ndaj tij.
Në mesin e banorëve të përfshirë në këtë situatë ishte edhe Fuego, i cili sot ka shprehur keqardhje për sjelljen e tij ndaj Adrianit.
“Realisht, ai gjesti që ia bona Adrianit hiç s’ke i mirë, por edhe unë e kisha presionin se m’erdhën 3-4 veta këtu edhe e bona një gjest shumë palidhje. Ma së pari, familja jem nuk m’ka rritë në atë kulturë”, u shpreh Fuego.
Burimi: klankosova.tv ↗

