Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në lokacione të ndryshme të Komunës së Obiliqit, nga 13 tetori deri më 5 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Obiliqit, aktivitetet do të zhvillohen në Vrellë, Harilaq dhe Hade, sipas këtij orari:
- 13–16 tetor – Vrellë: Praktikë e hyrjes me eksploziv brenda kampit.
- 21 tetor – Harilaq: Shkatërrimi i objekteve të betonit.
- 23 tetor – Harilaq: Praktikë e shpërthimit të minave artizanale.
- 29 tetor – Vrellë: Praktikë me inicues specialë dhe përgatitja e eksplozivëve detarë.
- 30 tetor – Harilaq: Praktikë me eksplozivë detarë.
- 5 nëntor – Hade: Goditja e objektivave.
Gjatë kësaj periudhe, banorët e këtyre zonave mund të vërejnë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillimin e ushtrimeve të ndryshme.
Komuna ka njoftuar se aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së dhe ka kërkuar që qytetarët, veçanërisht banorët e zonave të përmendura, të informohen paraprakisht për të shmangur shqetësimet eventuale. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

