Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast kazermat e saj do të jenë të hapura për vizitorët.
Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dyert për vizitorët do të hapen në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës” më 27 Nëntor nga ora 10:00- 13:30.
“Dita e Forcës” do të jetë ditë e hapur për vizitorët të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty për ju.
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në:
Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren.
Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror.
Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës- Ditën e Ushtrisë.

