KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot më 15.05.2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në Doganaj të Ferizajt.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujësjellës pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kohën e ndërprerjes. /Telegrafi/