KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

‘‘Fruthi është rikthyer’’, Vitia u kërkon prindërve t’i vaksinojnë fëmijët: Është mënyra më e sigurt

‘‘Fruthi është rikthyer’’, Vitia u kërkon prindërve t’i vaksinojnë fëmijët: Është mënyra më e sigurt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-adresimi, ka kërkuar nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit.

Vitia, ka thënë se fruthi është sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe telashe shëndetësore, dhe se, vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtjen nga fruthi.

‘’Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë. Sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt siç e kemi bërë me gjenerata. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar’’, ka thënë ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.