Frosinone po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke u ngjitur në pozitën e gjashtë të tabelës.
Skuadra që këtë sezon u rikthye në elitën e futbollit italian, mposhti Torinon me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së dhjetë.
Ghedjemis dhe Giacomo Calò ishin autorët e golave që i siguruan tri pikët e radhës Frosinones, e cila po vazhdon të befasojë me paraqitjet e saj.
Me këtë fitore, Frosinone arrin në kuotën e 20 pikëve, duke lënë gjashtë pikë prapa Napolit dhe Juventusit, të cilët ende kanë një ndeshje për të zhvilluar.
Ky edicion po shndërrohet në një ëndërr të pabesueshme për skuadrën që sapo është ngjitur në Serie A dhe që po dëshmon se mund të rivalizojë edhe ekipet më të mëdha të futbollit italian.
Në anën tjetër, Torino pësoi humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në pozitën e dhjetë të tabelës./Klankosova.tv

