KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Frikë te Hansi Flick, Bayern Munich e bën prioritet afrimin e yllit të Barcelonës

Frikë te Hansi Flick, Bayern Munich e bën prioritet afrimin e yllit të Barcelonës

Bayern Munichu e sheh Dani Olmon si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës së ardhshme, në rast se vendos të bëjë ndryshime në repartin ofensiv.

Sipas gazetës spanjolle Sport, gjiganti gjerman ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, raportohet se është një admirues i madh i reprezentuesit spanjoll.

Versatiliteti i Olmos, i cili mund të luajë në disa pozita në repartin ofensiv, e bën atë një opsion tërheqës për Bayern Munichun.

Klubi gjerman mund të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e 28-vjeçarit nëse Jamal Musiala ose Michael Olise largohet nga skuadra. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë marrëveshje të konfirmuar.

Olmo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030 dhe, pavarësisht konkurrencës së madhe për një vend në formacionin titullar të trajnerit Hansi Flick, thuhet se dëshiron të vazhdojë karrierën te gjiganti katalunas./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.