KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Frikë për dëmtimin e Rodrit, Barcelona rrezikon ta humbasë për duelin me Atleticon

Frikë për dëmtimin e Rodrit, Barcelona rrezikon ta humbasë për duelin me Atleticon

Fitorja 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve nuk ishte vetëm lajm i mirë për Barcelonën.

Katalunasit dolën nga kjo ndeshje me shqetësime për gjendjen fizike të Rodrit, i cili nuk mundi ta vazhdonte takimin pas pjesës së parë.

Mesfushori u zëvendësua nga Marc Bernal, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Hansi Flick konfirmoi se lojtari kishte ndier dhimbje muskulore.

“Ka ndier disa shqetësime muskulore. Duhet të presim deri nesër për të parë më shumë”, tha Flick, duke lënë të paqartë kohën e rikuperimit të tij.

Sipas raportimeve fillestare, shqetësimi është në pulpën e këmbës së djathtë.

Barcelona do t'i nënshtrojë lojtarin ekzaminimeve për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Mungesa e mundshme e Rodrit do të ishte goditje për Barcelonën para ndeshjes së së dielës ndaj Atletico Madridit, një duel ku katalunasit mbrojnë epërsinë prej dy pikësh në krye të La Ligës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.