TË FUNDIT

    Kastrati Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

    January 18, 2023

    A po shkohet drejt marrëveshjes finale, pesë ndërkombëtarë vizitojnë të premten Kosovën

    January 18, 2023

    Gazetari Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

    January 18, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Friedrich-Ebert-Stiftung: Draft-statuti i Asociacionit, bazë e mirë për diskutim
    Lajme

    Friedrich-Ebert-Stiftung: Draft-statuti i Asociacionit, bazë e mirë për diskutim

    By A.JJanuary 18, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, ka konfirmuar se e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Rene Schlee, nga kjo organizatë, ka thënë se beson se ky draft “është bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

    “Ne do të organizojmë një prezantim publik të draftit në kohën e duhur”, ka thënë Schlee për Radion Evropa e Lirë, por duke mos specifikuar më shumë.

    Autoritetet në Kosovë nuk e kanë komentuar këtë lajm, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se hartimi i statutit të Asociacionit është punë e ekipit menaxhues, në bazë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo e një organizate joqeveritare.

    Duke folur për Televizionin Happy në Serbi, ai ka pyetur se si mund të flasë një organizatë joqeveritare gjermane për kompetencat e Asociacionit.

    “Kush jeni ju që të merreni me këtë? Është çështje e serbëve dhe e shqiptarëve – nëse është e dikujt. Pse duhet të përziheni në atë se çfarë do të bëjnë serbët në komunat e tyre”, ka thënë Vuçiq.

    Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë këtë javë se drafti i statutit të Asociacionit duhet të bëhet nga ekipi menaxhues, e jo nga një organizatë joqeveritare.

    Friedrich-Ebert-Stiftung është fondacion politik gjerman, që promovon një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e demokracisë. Organizata ka zyrat e saj përfaqësuese në më shumë se 100 vende dhe mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor.

    Për formimin e Asociacionit është rënë dakord në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por çështja, prej vitesh, vazhdon të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

    Kosova e refuzon formimin e Asociacionit me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike. Serbia, në anën tjetër, e kushtëzon normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit.

    Përfaqësuesi i organizatës gjermane për Kosovën, Rene Schlee, ka thënë se statuti është hartuar në bazë të informatave publike për tema me rëndësi publike dhe thekson se një gjë e tillë nuk është kërkuar nga BE-ja, Qeveria e Gjermanisë, SHBA-ja apo ndonjë palë tjetër.

    Në tetor të vitit të kaluar, në Kosovë u publikua draft-statuti i Asociacionit, duke u raportuar se është hartuar nga ekspertë gjermanë.

    Schlee ka konfirmuar se Friedrich-Ebert-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, ka punuar në atë version të statutit, por thotë se kur u publikua vitin e kaluar, ai ishte vetëm një dokument pune që tashmë është “vjetruar”.

    Ai ka refuzuar të zbulojë pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por ka theksuar se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.

    “Një nga rezultatet e dëshiruara të punës sonë është hartimi i një statuti që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Schlee.

    Detaje nga “versioni i vjetruar” i draft-statutit

    Në draftin origjinal të statutit shkruhej se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “subjekt juridik, i cili formohet në përputhje me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Kosovës”.

    Sipas atij dokumenti, statuti i Asociacionit do të duhej të miratohej nga Qeveria e Kosovës me akt ligjor, në përputhje me Kushtetutën.

    Asociacioni do t’i kishte simbolet e veta, përfshirë një stemë dhe një flamur, që do të dizajnoheshin nga bordi i drejtorëve të Asociacionit dhe do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Gjithashtu, sipas atij dokumenti, Asociacioni do të mund të shpërndahej me vendim të Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave.

    Si objektiva të Asociacionit renditeshin: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe dytësore, planifikimit rural dhe urban, e të tjera.

    Sipas draft-statutit të hartuar nga organizata gjermane, i cili ndërkohë ndryshoi, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një kuvend, një kryetar, një nënkryetar, një këshill, një bord dhe një zyrë për ankesa. Asociacioni do të kishte edhe buxhetin e tij, por ai do të ishte subjekt i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

    Ishte pikërisht kjo organizatë dhe Instituti Evropian për Paqe që në fund të shtatorit të vitit të shkuar patën përgënjeshtruar raportimet e disa mediave serbe se u është besuar detyra për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se, në të kundërtën, do të kërkojnë “partnerë alternativë”.

    Më 11 janar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Escobar ka sqaruar se “partnerë alternativë” mund të jenë: shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet – pra subjektet që mund të ofrojnë ide, në bazë të të cilave do të mund të formohej Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

    Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur kërkesës së Shteteve të Bashkuara që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet.

    Problemet kyçe në lidhje me formimin e Asociacionit lidhen me kompetencat e tij.

    Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”.

    Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e tha në konkluzionin e saj se Asociacioni nuk duhet të formohet, por se kompetencat e tij mund të përshtaten me statut.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kastrati Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

    January 18, 2023

    A po shkohet drejt marrëveshjes finale, pesë ndërkombëtarë vizitojnë të premten Kosovën

    January 18, 2023

    Gazetari Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

    January 18, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kastrati Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

    By A.JJanuary 18, 20230

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka vendosur një mbishkrim tek vendi i…

    A po shkohet drejt marrëveshjes finale, pesë ndërkombëtarë vizitojnë të premten Kosovën

    January 18, 2023

    Gazetari Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

    January 18, 2023

    Emmerson: Dy gjykime ndërkombëtare konstatuan se UÇK-ja s’kishte politikë të sulmonte civilët

    January 18, 2023

    TË TJERA

    Adriatik Kelmendi tregon për gjendjen shëndetësore të “Lugatit”

    January 18, 2023

    Kurti për veprimin e Xhakës në Botëror: Kur dikush nderon Adem Jasharin, kjo është mirë edhe për mua

    January 18, 2023

    Moment romantik në Big Brother VIP ALbania: Kiara befasohet për ditëlindje me interpretim ‘live’ nga Luizi

    January 18, 2023

    ‘Nermin’ heq dorë nga aktrimi: S’po kam oferta për seriale

    January 17, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kastrati Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

    January 18, 2023

    A po shkohet drejt marrëveshjes finale, pesë ndërkombëtarë vizitojnë të premten Kosovën

    January 18, 2023

    Gazetari Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

    January 18, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.